16:16 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lista e golashënuseve me të mirë Supërligës së Kosovës, ja kush i prinë

Dje edhe përfundimisht është mbyllur xhiro e 24-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro ishte e veçantë, pasi asnjë skuadër vendase nuk shënoj gol.

Ndërsa, në listën e top-shënuesve vazhdon të prij ‘bomberi’ i 89-shit, Arb Manaj.

Ky i fundit ka shënuar 12 gola deri më tani, dhe duke marr kryesimin.

Pas tij, vjen sulmuesi i Ballkanit, Blendi Baftiu me 11 gola gjithsej.

Ndërsa, me 10 gola tashmë janë bërë një numër i madh i futbollistëve.

Fiton Hajdari e Progni i Gjilanit, Januzi i Prishtinës dhe Rexha i Dritës e kanë arritur këtë shifër.

Kurse, nigeriani i Prishtinës, Otto John, deri më tani ka shënuar 7 gola në Superligë, ndërsa numron edhe dy të tjerë në Kupë./IndeksOnlie/