10:47 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lista e grave më të kërkuara nga Europol

Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra.

“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, – tha zëdhënësja e Europolit, Tine Hollevoet.

Ildikó Dudás, trafik droge dhe abuzim minorenesh

Ildiko Enderle, tutore prostitutash

Elisabeth Gertrude Skarits, mashtruese me prona

Monika Rafaelova, grabitëse në Suedi

Iveta Tancosova, tutore prostitutash

Jessica Edosomwan, drejton një rrjet prostitucioni ne France

Elena Puzyrevich, trafikoi 9 vajza

Adilet Shakirgazieva, grabitëse

Kristi Amberg, trafikante droge, Estoni

Angelina Sacjuka, vrau një grua