10:01 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Lista e Iranit, kush janë të njohurit shqiptarë në listë e Policisë, Noizy, Stresi…!

Dosjen prej 1.7 gigabajt, që hakerat iranianë publikuan të hënën,k e kanë titulluar “Lista e të dyshuarve”.

Por, në morinë e emrave që ndodhen në dosje ka një sërë figurash publike, që nga politikanë, këngëtarë, aktivistë e deri tek ambientalistë.

Në listë gjendet Elisa Spiropali, Voltana Ademi, ish-deputeti i PD, Korab Lita dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.

Janë gjithashtu edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi.

Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Nga emrat e mësipërm, Elisa Spiropali e ka cilësuar listën si montazh, ndërkohë që Policia e Shtetit ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në sistemin MEMEX.