Lista e kandidatëve për deputet të PDK-së në Lipjan, rikthehet “ujku i vjetër”
PDK ka dorëzuar mbrëmë listën e kandidatëve për deputet në KQZ.
Ende nuk është publikuar lista e plotë por tashmë disa nga kandidatët dihen.
Indeksonline përmes burimeve të saja mëson emrat e kandidatëve nga komuna e Lipjanit.
Kandidatë për deputet të PDK-së nga komuna e Lipjanit janë: Ramë Buja, Fitim Selimi, Selvije Halimi dhe Ali Stublla .

PDK nesër në një konventë do të prezantojë të gjithë kandidatët dhe do të nominoj Kadri Veselin për kryeministër./Indeksonline/