75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 05 Maj 2024 / Gj. Sh

Lista e kombëtares U18 në hendboll, ftohet edhe Bajramaj

Kombëtarja e Kosovës U18 në handball, do të jetë pjesë e Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Ankara të Turqisë.

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, për Mesdhetarin e të rinjve ka ftuar 20 hendbollistë. Shumica kanë luajtur edhe më herët për Kombëtaren, por ka edhe emra të rinj.

Pjesë e kombëtares është edhe supertalenti deçanas, Erion Bajramaj

Grumbullimi i Kombëtares U18 bëhet të mërkurën në Prishtinë. Deri më 5 maj stërvitjet do të vazhdojnë në Prishtinë, ndërsa më pas është udhëtimi për në kryeqendrën e Turqisë.

Ndeshjet e para të Kombëtares sonë janë më 6 maj. Fillimisht Kosova U18 takohet me Malin e Zi e më pas me Irakun. Më 7 maj është ndeshja Turqi – Kosovë, ndërsa më 8 maj janë ndeshjet Rumani – Kosovë dhe Kroaci – Kosovë. Ndeshja Kosovë – Francë është më 9 maj. Më 10 maj djemtë tanë përballen me Tunizinë.