Lista e LDK-së për deputetë: Dy kandidatë ndërrojnë vendet, Gashi ngec – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Lista e LDK-së për deputetë: Dy kandidatë ndërrojnë vendet, Gashi ngec

Teksa numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, gara në listën e LDK-së vazhdon të mbetet interesante.

Ermal Sadiku i cili renditej i 15-ti me vota, tashmë ka tejkaluar Fadil Hadërgjonajn dhe ndodhet në pozitën e 14-të si më i votuari.

Sadiku deri tani ka 15 mijë e 86 vota derisa Hadërgjonaj 15 mijë e 17 vota.

Arben Gashi ka ngecur mbrapa me vota, dhe tani ka rreth 500 vota më pak se Hadërgjonaj.

Të fundit nga IndeksOnline