Lista e parë e Kosovës, vetëm tre futbollist ende pjesë të “Dardanëve”
Ndeshja me Haitin, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk do të harrohet asnjëherë si debutimi i Kosovës në futbollin ndërkombëtar.
Edhe pse jo me të drejta të plota, trajneri i atëhershëm, Albert Bunjaki grumbulloi 22 futbollist që do të shkruajnë historinë më pas.

Që atëherë, nga viti 2014, Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA, derisa ka marrë pjesë në kualifikimet e Botërorit 2018, Ligën e Kombeve dhe po vazhdon kualifikimet për Euro 2020.
Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar kundër Malit të Zi vetëm tre futbollist kanë qenë të ftuar dhe që kanë luajtur në ndeshjen debutuese.
Samir Ujkani, Anel Rashkaj dhe Bersant Celina janë të vetmit që kanë qenë prezent në ndeshjen e parë dhe të fundit të Kosovës. /IndeksOnline/
