Lista e parë e Potter-it te Suedia, ftohet edhe Zeneli
Selektori i Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e mbetura të kualifikimeve në Botëror, atë ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Në mesin e lojtarëve të ftuar është edhe Besfort Zeneli, shkruan IndeksOnline.
Mbetet të shihet se sa minuta do t’i japë Potter 22-vjeçarit.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Suedisë zhvillohet, më 15 nëntor.
Ndërkaq, suedezët do të jenë nikoqirë të Sllovenisë tri ditë më vonë, më 18 nëntor.


