12:16 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Lista e plotë e bizneseve që u lejohet veprimtaria për fazën e dytë me masat e reja

Që nga dita e sotme ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave kundër përhapjes se koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot listën e plotë të bizneseve, të cilave nga sot iu lejohet veprimtaria për ushtrimin e aktiviteteve në fazën e dytë që nga vendosja e masave të reja pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

Lista bazohet nga udhëzuesi i përkohshëm për lehtësimin e masave nga pandemia nga data 18 maj deri më  2 qershor.

Kjo listë është ndarë në dy pjesë, me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria.

Masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër.