Lista e plotë e fituesve në SAG Awards 2019
Mbrëmë është mbajtur edicioni i 25-të SAG Awards, një nga ngjarjet më të mëdha të filmit dhe televizionit në botë.
Rami Malek me rolin e tij në filmin “Bohemian Rhapsody” u zgjodh si aktori më i mirë mashkull, ndërsa në këtë kategori, por për gjininë femërore, ishte Glenn Close ajo që rrëmbei çmimin me rolin e saj në filmin “The Wife”.

Për perfomancën nga një aktor mashkull në rolin mbështetës, fitues doli të jetë Mahershala Ali në filmin “Green Book”, përcjellë Indeksonline. Po në këtë kategori, por për femra, rrëmbyesja e kësaj trofeje ishte Emily Blunt në “A Quiet Place”.

Për performancën e jashtëzakonshme të aktorëve, fitues doli “Black Panther”, i cili film po ashtu mori edhe çmimin në kategorinë “Performanca e jashtëzakonshme e një ansambli”, duke u bërë kështu projekti filmik fitues me dy çmime në këtë festival.
Ndërsa çmimet që u dhanë në televizion janë këto:
Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkullor në një film televiziv apo miniseri: Darren Criss, “Assassination of Gianni Versace”

Performanca e jashtëzakonshme nga një aktore në një film televiziv ose miniseri: Patricia Arquette, “Escape at Dannemora”
Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkullor në një seri drame: Jason Bateman, “Ozark”

Performanca e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri drame: Sandra Oh, “Killing Eve”
Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkullor në një seri komedi: Tony Shalhoub, “The Marvelous Mrs. Maisel”
Performanca e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri komedi: Rachel Brosnahan, “The Marvelous Mrs. Maisel”

Performanca e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri drame: “This Is Us”
Performanca e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri komedi: “The Marvelous Mrs. Maisel”
Performanca e jashtëzakonshme veprimi nga një ansambël në një seri komedi ose drame: “Glow” ./Indeksonline/