Lista e plotë e ministrave të LDK-së, Vjosa Osmani-Kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizuan sot koalicionin bashkëqeverisës për mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Re të Kosovës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se LDK ka zgjedhure dhe emrat e pozitave udhëheqëse në mandatin e tyre në bashkëqeverisje me Albin Kurtin.
Vjosa Osmani, Kryeparlamentare, Avdullah Hoti zëvendëskryeministër.
Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, Anton Quni-ministër i Mbrojtjes, Lumir Abdixhiku-ministër i Infrastrukturës, Vlora Dumoshi-ministre e Kulturës, Besian Mustafa-ministër i Bujqësisë si dhe Hykmete Bajrami-ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, raporton Indeksonline.
Këta janë të gjithë emrat udhëheqës të digastereve të LDK-së./Indeksonline/