Lista e plotë/ Kaq vota grumbulluan kandidatët për deputet të AAK-së në Klinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të rregullta në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Sipas rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit si partia e katërt më e votuar në nivel vendi me 7,43% apo 58.743 vota të grumbulluara.
Indeksonline ka siguruar listën e plotë të votave të marra në Komunën e Klinës nga kjo parti.
Sipas kësaj liste, kandidati për president, Ramush Haradinaj mori 2.595 vota.
Ndërsa kandiadati për deputet më i votuar në Klinë është Agron Bacaj me gjithsej 2.068 vota.
