75 Mall Live Search
12:03 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Lista e plotë e deputetëve të mundshëm të LVV-së në Kuvend

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.85% apo 378,550 vota.

Sipas këtyre rezultateve, LVV-ja pritet t’i ketë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Telegrafi ka siguruar listën e 56 deputetëve të mundshëm të LVV-së në legjislaturën e tetë të Kuvendit, pas numërimit të mbi 90% të votave pa përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa nga kandidatët për deputetë nga lista “Guxo” e Vjosa Osmanit.

Kjo listë mund të pësojë ndryshime pas numërimit të votave me kusht edhe atyre të diasporës.

Më poshtë keni emrat e deputetëve të mundshëm të LVV-së, të radhitur në mënyrë alfabetike.