Lista e Real Madridit, Zidane lë plot yje jashtë skuadrës!
Zinedine Zidane ka habitur me listën e tij të skuadrës për ndeshjen e së dielës kundër Huesca në Santiago Bernabéu.
Trajneri francez vendosi të pushojë disa yje të skuadrës pas ndeshjeve me përfaqësueset që kishin javën që po e lëmë pas.
Kështu, Varane, Kroos, Modric dhe Asensio nuk janë ftuar fare për ndeshjen e radhës.
Lista e thirrur për ndeshjen kundër Huesca është si në vijim:
Portierët: Navas, Luca dhe Altube.
Mbrojtja: Vallejo, Ramos, Nacho, Marcelo, Odriozola dhe Reguilón.
Mesfushorët: Casemiro, Valverde, Llorente, Brahim, Isco dhe Ceballos.
Sulmuesit: Mariano, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez./Indeksonline/