Lista e zezë e Koeman: Shpëton Pique por largohen Busquets, Alba…

Trajneri i ri i Barcelonës, Roland Koeman ka përgatitur një listë të zezë, ku ka përfshirë futbollistët që duhen larguar dhe që nuk llogarit në ta.
Sipas mediave në Spanjë, Gerrard Pique nuk gjendet në këtë listë, pasi Koeman e sheh si të dobishëm për ekipin në zhveshtore por jo si startues, transmeton Indeksonline.
Futbollistët në listën e zezë të Koeman janë: Suarez, Alba, Busquets, Rakitic dhe Umtiti.
Klubi po ashtu është duke shikuar mundësinë që të lirohet nga disa futbollistë që kanë pagë të madhe dhe janë në moshë. Këta futbollistë do të zëvendësohen me “gjak” të ri dhe do të i jepet mundësi më shumë futbollistëve nga akademia./Indeksonline/