75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 16 Mars 2023 / B O

Lista e Zvicrës, ftohet Andi Zeqiri

Murat Yakin publikoi skuadrën e tij për kualifikueset e Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.

Pjesë e të ftuarve është edhe kosovari Andi Zeqiri, pas formës që ka shfaqur te Baseli javëve të fundit.

Sigurisht që në mesin e të ftuarve janë edhe Xhaka e Shaqiri.

Megjithatë thuhet se Shaqiri mund të largohet nga lista për shkak të një dëmtimi muskular./Indeksonline/