Lista Guxo bën homazhe të varri i Ibrahim Rugovës

Përfaqësues të lartë nga Lista Guxo kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ministri Peci dhe deputetë të Listës Guxo ishin disa nga figurat e larta që nderuan veprën e ish-presidentit.

Peci tha se Ibrahim Rugova është njëri prej figurave më të rëndësishme më të mëdhaja të historisë së kombit shqiptarë.

“Guximi i presidentit Ibrahim Rugova, vizioni i tij i qartë për shtetin e Kosovës edhe synimet që shteti i Kosovës të jetë shtet i pavarur dhe sovran, dhe miqësitë e përhershme me SHBA-të. Ibrahim Rugova është njëri prej figurave më të rëndësishme më të mëdha ja për të historisë së kombit shqiptarë. E kemi obligim që amanetin e Ibrahim Rugovës ta jetësojmë që Kosova të jetë shtet sovran”, tha ai.
