75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / OSH

Lista: Këto janë pesë kandidatet për asambleiste më të votuara të LDK-së në Prishtinë

IndeksOnline ka siguruar listën e pesë kandidateve për asamble të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunën e Prishtinës.

Më e votuara është Jeta Rafuna Hasani e cila barte numri 3 në listë.

Ajo mori 612 vota.

Kurse e dyta është numri 12 i listës, Lindita Rexhepi, e cila fitoj besimin e 515 qytetarëve të Prishtinës.

Nga rezultati aktual, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të siguroi 17 ulëse në asamblenë komunale të Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës 14, Partia Demokratike e Kosovës 9, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5, Aleanca Kosova e Re 3 dhe Lëvizja për Bashkim 1 ulëse.

Pesë femrat më të votuara të LDK në Prishtinë janë:

Jeta Rafuna Hasani 612

Lindita Rexhepi 515

Donjeta Dragusha 396

Elmire Nikçi – Rexha 303

Fjolla Vrajolli 289