75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / Z S

Lista që i prin Albin Kurti – numri 116 në zgjedhjet e 7 qershorit 2026

Kosova ka parë shpesh lista të ndërtuara mbi pazare interesash, favore personale dhe balanca klanesh. Krejt ndryshe është lista e koalicionit VETËVENDOSJE! Guxo, Alternativa dhe PSHDK, lista që i prin Albin Kurti me numrin 116 në zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Kjo është lista e Kosovës që punon, mendon dhe sakrifikon për shtetin.Lista jonë përbëhet nga profesionistë që dijen e kanë kthyer në shërbim publik:

7 doktorë specialist, 18 kandidatë me doktoraturë ose në përfundim të saj.

Një kandidate me postdoktoraturë, 39 gra dhe vajza, artistë, sportistë, ushtarakë karriere, mjekë, ekonomistë, juristë dhe profesorë universitarë.

40 kandidatë kanë kryer studime në universitete prestigjioze në Evropë dhe SHBA.

Përfaqësimi profesional në listë përfshin:

25 kandidatë nga ekonomia dhe biznesi;

17 nga shkencat politike dhe administrata publike;

12 nga drejtësia dhe të drejtat e njeriut;

10 nga mjekësia dhe shkencat e jetës;

10 nga shkencat sociale, filozofia dhe historia;

9 nga shkencat teknike dhe inxhinierike;

7 nga artet;

6 nga gazetaria dhe media;

6 nga gjuhët dhe letërsia;

4 nga siguria dhe mbrojtja;

2 nga veterinaria.

Kjo listë ka edhe peshë morale e kombëtare:

18 veteranë të UÇK-së;

12 familjarë dëshmorësh;

5 ish të burgosur politikë;

2 të mbijetuar të masakrave të luftës.

Në listë janë edhe 7 kandidatë nga mërgata, 10 kandidatë 30 vjeç e më të rinj dhe 32 kandidatë që garojnë për herë të parë.

Lista 116, që udhëhiqet nga Albin Kurti, është lista e Republikës që ndërtohet me dije, ndershmëri, sakrificë dhe përgjegjësi.

Më 7 qershor, qytetarët zgjedhin për modelin e shtetndërtimit serioz.