23:33 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe braktis Qeverinë, por jo edhe Kuvendin e Kosovës

Pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, ka reaguar Lista Serbe.

Deputetët e këtij subjekti, kanë marr vendim që të largohen nga Qeveria e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Jozyrtarisht, burime të gazetës “Danas” kanë thënë se ndonëse janë dorëhequr nga qeveria, deputetët serb do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë”, kanë thënë në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Po ashtu, deputetët e Listës Serbe akoma figurojnë në faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës si grup parlamentar me 10 ulëse. /Indeksonline/