75 Mall Live Search
12:56 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / H F

Lista Serbe fton një konferencë shtypi pas moscertifikimit nga KQZ-ja

Lista Serbe, ka njoftuar se sot, në orën 15:00, në selinë e partisë do të mbajë një konferencë shtypi.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

“Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ-ja votoi certifikimin ndaras për partitë politike, me ç’rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua.