Lista Serbe hyn në kuvend, prin Igor Simiq

Sot po vazhdonë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në kuvend kanë arritur Lista Serbe, të prirë nga Igor Simiq.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Lista Serbe ka deklaruar se nuk do ta votojë një mandat të ri të qeverisë Kurti, përkundër pretendimeve të ditëve të fundit, sidomos ku u përfol për mbështetjen e deputetëve të kësaj partie ndaj Albin Kurtit.
Partitë e opozitës, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.
Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/