10:00 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lista Serbe insiston në formimin e komunës së Prilluzhës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe do insistojë që të formohet komuna e re Prilluzhës, e cila banohet me shumicë serbe, transmeton Klan Kosova.

Këtë kërkesë që sipas Jevtiqit duhet ta pranojë edhe Qeveria e Kosovës ai tha se po e bën, për shkak të jetës së njerëzve e jo politikës.

Këto deklarime Jevtiq i dha sot gjatë një vizite të bërë në fshatrat Plemetin të Oboliqit dhe Prilluzhë të Vushtrrisë, transmeton Klan Kosova.