12:29 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe: Janjiq është distancuar nga Serbia, ai po lufton kundër nesh në Kosovë

Sipas Listës Serbe, Sava Jnajic nuk është më një prift, por një njeri që merret me çështjet politike, sidomos ato që kanë të bëjnë lidhur me problemin e Kosovës.

Lista Serbe përmes një komunikate thotë se “ai aktualisht po fshehet prapa perdës së manistirit”, dhe ka kohë që ai është distancuar nga politika shtetërore e Serbisë, duke kërkuar zgjidhje përmes kompromisit dhe dialogut për Kosovën, shkruan B92.

Në komunikatë thuhet se “roli i Janjiqit nuk është më të popullarizojë pikëpamjet e Kishës Ortodokse Serbe, sepse ai më nuk praktikon pikëpamjet teologjike por merret kryesisht me aksione që janë kundër politikave të shtetit të tij” .

“Sulmet e Janjiqit ndaj shtetit janë thirrje për anarki dhe Prishtina po shfrytëzon rastin të përfitojë nga ato, pasi që Janjiq po përfiton personalisht karshi pikëpamjeve të tij”, thuhet tutje në deklaratë. /IndeksOnline/