09:56 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Lista serbe kërkon nga KFOR-it amerikan largimin e policisë së Kosovës nga komuna e Zveçanit

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq,  të cilët nga orët e hershme të mëngjesit, i janë bashkuar protestës së qytetarëve serb para komunës së Zveçanit, gjatë një bashkëbisedimi me pjesëtarët e KFOR-it,  kanë kërkuar nga ata që njësitet e policisë së Kosovës, të tërhiqen nga objekti i komunës.

Ndryshe numër i madh i protestuesve po qëndron para objektit të Komunës së Zveçanit që nga orët e hershme të mëngjesit, për të penguar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur të kësaj komune./IndeksOnline./