13:20 / E Martë, 11 Prill 2023 / A. M.

Lista Serbe kërkon urgjentisht tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë nga veriu!

Lista Serbe përmes një reagimi, nuk ka hezituar të shtyjë përpara propagandën e saj nxitëse e përçarëse për të arritur qëllimet e saj për nxitje të tensioneve në veri.

Në reagim, Lista Serbe ka dënuar siç e kanë quajtuar atë “tentativës për vrasjen e serbit Milan Jovanoviq nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës”.

Ata kanë fajësuar Policinë se po ushtrojnë terror ndaj popullatës serbe në veri, ndërsa kanë kërkuar që urgjentisht Njësia Speciale të largohet nga veriu i Kosovës, pasi sipas tyre atje janë ilegalisht.