75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Lista Serbe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja

Të pranishëm në takimin e thirrur sot nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Të njëjtit gjatë këtij takimi janë deklaruar kundër mbajtje së zgjedhjeve dhe shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Në deklarim e sipër të njëjtit thanë se nuk duan zgjedhje në situatën e tanishme në të cilën gjendet vendit, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që ky takim u thirr nga presidenti Thaçi, në mënyrë që të vendoset nëse do të shkohet në zgjedhje, apo vendi do të ketë formim të qeverisë së re ./Indeksonline/