75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / B XH

Lista Serbe pret verdikt për Rashiqin, njohësi i Kushtetueses: Kërkesa e tyre është e pabazë dhe bllokuese

Janë bërë tri javë qe kur Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit.

Kjo parti pretendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses.

Qe nga ajo kohë, Kushtetuesja ende nuk ka dal me një vendim rreth kësaj kërkese.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për IndeksOnline vlerëson se Gjykata Kushtetuese është vonuar me daljen e një verdikti rreth lëndës së dërguar nga Lista Serbe rreth zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese, sipas tij, duhet  ta refuzojë kërkesën e Listës Serbe si të papranueshme.

“Vendimi me i drejtë do të ishte refuzimi i kërkesës, sepse Lista Serbe me vet faktin që ka kërkuar masë mbrojtëse, është e interesuar ta bllokojë dhe zvarrisë procesin e formimit të institucioneve”, thotë Baraliu për IndeksOnlnie.

Kujtojmë që Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim nuk morën votat e nevojshme. /IndeksOnline/