Lista Serbe refuzon të propozojë Rashiqin për nënkryetar, Simiq: Jeni duke e shkelur Kushtetutën

Asnjëri nga nëntë deputetët e Listes serbe nuk i morën votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
E pas dështimit që të zgjidhet njëri nga ta, Lista serbe refuzoi të propozoi Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
Deputeti Igor Simiq tha se nënkryetari duhet të zgjidhet nga radhët e Listes Serbe dhe se kjo që po tentohet të bëhet në kuvend, është shkelje e kushtetutës.
“ Të gjithë kandidtët i kam sjell dhe me shkrim. Vetëm këta kandidat kanë të drejtën në bazë të kushtetuetës. Mos të bëni diçka që është e qartë. Kjo pozitë i takon vetëm grupit të Listës Serbe. Ju po silleni qysh po doni. Ne nuk bëjmë diçka që është në kundershtim. Perseri e propozojmë Slavko Simiqin. Ne nuk marrim pjesë në shkelje të kushtetutës. Jeni duke shkelur kushtetutën”, ka thënë Simiq.