10:55 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lista Serbe rikthehet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend, ku edhe pritet të mbahet seanca e radhës.

Përkundër deklarimit se ata do bojkotojnë institucionet kosovare, deputët e kësaj partie janë parë në Kuvend, shkruan Indeksonline.

Për momentin seanca është ndërprerë pasi që deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së dhe Nisma e kanë lëshuar sallën.

Pozita këtë e ka bërë si revoltë për ngjarjet e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.

Ndryshe, Vetëvendosje po kërkon vazhdimin e kësaj seance./Indeksonline/