15:55 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Lista Serbe shkon në Bosnje, takohen me ambasadorin e Rusisë!

Një delegacion i serbëve nga Kosova ka qëndruar sot në Bosnje e Hercegovinë për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Republikës së Serbe.

Kurora në monumentin e 12 foshnjave në Banja Luka vendosën; Goran Rakiq, Igor Simiq, Jon Dimkić dhe Milorad Arlov.

Me këtë rast, Simiq deklaroi se ky delegcion në emër të popullit nga serbët e Kosovës shkoi për të bërë nderimet e tyre për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre dhe ata që shpëtuan serbët në perëndim të lumit Drina.

Gjatë vizitës në Republika Srpska, delegacioni i Listës Serbe u takua edhe me ambasadorin e Rusisë në BiH, Peter Ivantsov. /Indeksonline/