75 Mall Live Search
11:42 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / MSH

Lista Serbe thotë se Kurti po cenon paqen: Ka arsye për reagime të ashpra

Lista Serbe pretendon se kryeministri Kurti është duke e cenuar paqen dhe duke krijuar tensione në Veri.

Nënkryetari i kësaj Liste, Igor Simiq, ka deklaruar për një medium serb se qëllimet e Kurtit kanë qenë të qarta, me “plane që përfshijnë Kosovënh pa serbë”.

“Që nga dita e parë që filloi sundimin në Prishtinë, qëllimet e tij shiheshin në kokën dhe veprimet e tij. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe i Listës Serbe është normal dhe kjo më së miri pasqyrohet në paralajmërimin që ne dërguam para disa ditësh”, tha Simiq.

Sipas tij, serbët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga shteti i tyre, Serbia, e as nga targat serbe.

Simiq ka thënë se plan i Kurtit përfshinë “heqjen e të drejtave të serbëve, për t’u sekuestruar pronën e tyre dhe për t’iu mohuar të drejtën e lirisë së lëvizjes”.

Por, qysh në masën e parë, Simiq thotë se do të ketë arsye për reagim të ashpër.

Vendimi i fundit i Qeverisë parsheh që për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill, nuk do të lejohen më target ilegale serbe.

Sot, 31 tetor, është afati i fundit për konvertimin e targave në RKS.