14:41 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lista e shteteve dhe qyteteve më të mira dhe vendet më me vlera

Butani, shteti i mbyllur himalajan, ka kryesuar listën e “Lonely Planet” për destinacionet më të mira turistike të vitit 2020.

Pas Butanit janë listuar Anglia, Maqedonia Veriore, Aruba dhe eSwatini.

Ndërkohë, Salzburgu në Austri është renditur si qyteti më i mirë për ta vizituar vitin tjetër.

Veç kësaj, “Lonely Planet” i ka renditur edhe 10 qytetet dhe top 10 destinacionet më me vlera për vitin 2020.

Kjo listë është përpiluar nga komuniteti i tyre i shkrimtarëve, blogerëve dhe partnerëve publikues.

Top 10 shtetet:

– Butani
– Maqedonia Veriore
– Aruba
– eSwatini
– Kosta Rika
– Holanda
– Liberia
– Moroko
– Uruguai

Top 10 qytetet:

– Salzburgu, Austri
– Uashingtoni, SHBA
– Kairo, Egjipt
– Galwaym, Irlandë
– Bonn, Gjermani
– La Paz, Bolivi
– Kochi, Indi
– Vancouver, Kanadë
– Dubai, Emirate të Bashkuara
– Denver, SHBA

Top vendet më me vlera:

– Nusa Tenggara, Indonezi
– Madhya Pradesh, Indi
– Buffalo, SHBA
– Azerbajxhani
– Tunizia
– Cape Wineland, Afrika Jugore
– Athina, Greqi
– Zanzibari, Tanzani.