20:17 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lista Srpska sulmon ashpër Cakajn dhe ofendon shqiptarët

Menjëherë pas reagimit të Cakajt ndaj Vuçiçit pas mohimit të masakrës
të Reçakut duke e krahasuar me Ministrin e Propagandës të Hitlerit,
Joseph Goebels-in, ka ardhur një sulm dhe ofendim nga Lista Srpska. Në
reagimin e tyre zyrtarë, Lista Srpska e ka cilësuar Cakajn si
‘qytetari i parë serb në një pozicion ministror në Republikën e
Shqipërisë’ që harron se ‘bashkëatdhearët e tij kanë qenë anëtar të
divizionit famëkeq Skenderbeg SS, ndërsa serbët me nazistët kanë qenë
gjithmonë armiq të përbetuar’.

Në fund, Lista Srspka janë shprehur
mirënjohës ndaj Vuçiçit sepse ‘edhe njëherë ka qëndruar i palëkundur
në mbrojtje të të drejtave të popullit serb në Kosovë në emër të
drejtësisë dhe të vërtetës’.

Një fushatë e orekstruar kundër Cakajt ka filluar menjëherë duke e
akuzuar për ushqim të urrejtjës ndër-etnike pas akuzave që ka bërë në
adresë të Serbisë për krime lufte dhe mohim të gjenocidit të kryer në
Kosovë. Cakaj e ka quajtur Vuçiçin një Goebels të regjimit të
Millosheviçit duke ia kujtuar punën e tij si Ministër i Informacionit
në kohën e luftës në Kosovë 1998-2000. Reagime ndaj qëndrimeve të
Cakajt ka pasur pothuajse në gjithë mediet në Serbi dhe Rusi nga
Kurir, Vesti e Sputnik, mes tjerash.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që që mediet në Serbi sulmojnë
Ministrin e Jashtëm në Detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj.