75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Listës së të pasurve këtë vit i prin Bezos, Zuckerberg humb miliona dollarë

Pasuria e Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook, është zvogëluar për 8.7 miliardë dollarë nga viti i kaluar. Kjo bazuar në listën e miliarderëve të përpiluar nga Forbes, përcjellë Indeksonline.

Aksionet e tij në Facebook  humbën një të tretën e vlerës së tyre ndërsa kompania u përball me skandalet e privatësisë.

Listës së miliarderëve, edhe këtë vit i prinë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Ai nga viti 2019, ka arritur të fitojë rreth 19 miliardë dollarë.

Çmimi i aksionit i Amazon ka qenë i mirë për bilancin bankar të Bezos dhe hendeku midis tij dhe numrit dy të miliarderëve, Bill Gates, është pak më i madh, edhe pse pasuria e Gates është rritur në 96.5 miliardë dollarë nga 90 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Sipas Forbes, këtë vit ka më pak miliarderë krahasuar me vitin e kaluar. Nga 2 mijë e 208 sa ishin në vitin 2018, këtë vit janë gjithsej  2 mijë e 153.

Në listën e miliarderëve të rinj, prin Kylie Jenner. 21 vjeçarja, zotëron biznesin për produkte të bukurisë, Kylie Cosmetics, e cila ka arritur shitje 360 milionë dollarë vitin e kaluar.

Amerika është në krye të listës së shteteve me më së shumti miliarderë, me gjithsej 607, pasuar nga Kina me 324. /Indeksonline/