14:42 / E Enjte, 12 Maj 2022 / A. M.

Lituania nderon presidenten e Kosovës, i premton përkrahje në proceset e anëtarësimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot, në Vilnius, u prit nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

“Dy popujt tanë, ngjashëm kanë përjetuar ditë të errëta të shtypjes dhe okupimit, ndaj shpëtimi i vetëm ka qenë vendosmëria e guximshme e grave dhe burrave tanë për liri e pavarësi. Sot Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërkaq së bashku qëndrojmë kundër luftës gjenocidale të Rusisë në Ukrainë.

May be an image of 4 people, people sitting and people standing

Kjo vizitë sot hapë kapituj të ri të bashkëpunimit për të dy vendet tona, si partnere të afërta dhe aleate të pandashme”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 4 people and people standing