Livakovic ndahet me lot me Dinamo Zagrebin, pamje nga zhveshtorja

Dominik Livakovic është larguar pas tetë viteve nga skuadra e Dinamo Zagrebit.
Portieri kroat i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, karrierën do ta vazhdoj në Turqi te skuadra e Fenerbahches, shkruan IndeksOnline.
Livakovic sot është përshendetur mes lotësh me shokët e skuadrës së Dinamos, para se të udhëtoj drejt Turqisë.
“Është kaq e vështirë për mua të them diçka në këtë pikë… Faleminderit për vitet e mrekullueshme! Dinamo është gjithçka për mua dhe mbajeni atë! Kam nje deshire te madhe qe neser te besh me te miren dhe te fitosh sepse je me i miri! Zagi dhe Neva ruajnë “kështjellën” time dhe ju priftë e mbara të gjithëve! Faleminderit!”, ka thënë Livakovic para tyre në takimin përshëndetës.
Ai është prezantuar sot te skuadra e Fenerbahches, ku ka nënshkruar konratë pesë vjeçare./IndeksOnline/