22:40 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Banorët e Hani të Elezit dalin për kërkim të pjesëtarëve të policisë, vendosin edhe reflektorë (Video)

Pak orë më parë kanë përfunduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar mbrëmë vonë në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit. Kjo gjë u konfirmua nga njësitet për Kërkim-Shpëtim të FSK-së.

“Për sonte kanë përfunduar kërkimet, ndërsa do të vazhdojmë nesër rreth orës 09:00 prapë me kërkim”, ishte thënë nga këta të fundit.

Por del që kërkimet të mos i  kenë përfunduar të gjithë.Disa banorë të kësaj pjese kanë vazhduar kërkimin e tyre madje duke vendosur edhe reflektorë në pjesën e lumit ‘Lepenc’, shkruan Indeksonline.

Këta të fundit janë duke kërkuar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që mbrëmë përfunduan në lumin ‘Lepenc’ nga një lartësi shumë e madhe pas rrokullisjes së veturës së tyre./Indeksonline/