Fillon festa e Vetëvendosjes në Prishtinë (Video/Foto)
(I plotësuar, 19:09)-Gjatë festës së Vetëvendosjes, njëri prej organizatorëve ka përkujtuar aktivistin tashmë të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari si dhe ka përmendur faktin se sonte për të festuar me ta nuk janë edhe aktivistët e tjerë të cilët po përballen me drejtësinë.
Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora në komunën e Prishtinës fitues edhe për një mandat të dytë është Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ahmeti ka arritur që në garën për komunën e Prishtinës të mund kandidatin LDK-së, Arban Abrashin, me të cilin u takuan edhe në balotazh, shkruan Indeksonline.
Të gjithë përkrahësit e Ahmetit dhe Vetëvendosjes janë mbledhur tani në sheshet e Prishtinës për të festuar për fitoren e arritur në këto zgjedhje lokale./Indeksonline/