21:01 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Italia e demolon Turqinë, e fillon furishëm Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Italisë ka arritur të shënoj fitore të thellë në ndeshjen hapëse të Kmapionatit Evropian kundër Turqisë.

“Azzurët” fituan me rezultat 0:3 kundër turqëve, transmeton Indeksonline.

Golat për Italinë i shënuan: Demiral autogol, Immobile dhe Insigne.

Kombëtarja e Italisë pati një performancë të jashtëzakonshme duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim se kush do të jetë fituesi i kësaj ndeshje.

Turqia nuk tregoi asgjë dhe kishte shumë pak raste shënimi. “Azzurët” e fillojnë fuqishëm Kampionatin Evropian.

Momentet më të rëndësishme të ndeshjes:

1’ Fillon ndeshja, Turqi-Itali.

17′ Insigne bën goditje brenda zonës, por topi përfundon jashtë.

21′ Chiellini godet me kokë, por pret portieri i Turqisë.

32′ Immobile afër golit, tenton me kokë por topi del jashtë.

36′ Goditje e qendrore e Insignes jashtë zonës. Pret portieri turk.

43′ Immobile bën goditje drejt portës, pret përsëri Cakir.

45′ VAR shikon për një penalti të mundshme për Italinë, por gjyqtari kryesor vendos për jo.

HT’ Përfundon 0:0 pjesa e parë

46′ Fillon pjesa e dytë!

51′ Goditja e parë e Turqisë drejt portës. Under godet por Donnarumma pret.

53′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Demiral shënon autogol, Italia në epërsi. Turqia 0:1 Italia

66′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Immobile shënon, Italia dyfishon epërsinë.

Turqia 0:2 Italia

78′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL INSIGNE, Turqia 0:3 Italia

92′ Yilmaz afër të shënonte por Chiellini ndërhynë në fund.

FT’ Përfundon ndeshja, Turqia 0:3 Italia.