75 Mall Live Search
13:03 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

LIVE: Gjilani – Drenica, Trepça’89 – Ballkani

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Lideri, Gjilani pret në ‘shtëpi’ Drenicën dhe kërkon tri pikë, në mënyrë që të vazhdojë të jetë në krye të tabelës.

Ndeshje interesante do të zhvillohet në Mitrovicë mes Trepçës’89 dhe Ballkanit.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim të rezultatit.

Gjilani 1:1 Drenica

71‘ Drenica barazon rezultatin. Harmon Gbowea shënon me kokë për të nivelizuar ndeshjen.

45‘ Mbyllet pjesa e parë.

39‘ Fiton Hajdari kalon Gjilanin në epërsi.

Formacionet zyrtare:

 Gjilani: Haxhihamza, Halili, Kastrati, Veliu, Ferreira, Shabani, Useini, Jonuzi, Razak, Hajdari, Progni.  Kryetrajner: Gentian Mezani

 Drenica: Ymeri, Osmani, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Mustafa, Bardhi, Hyseni, Lladrovci, Harmon.  Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Trepça’89 0:0 Ballkani

45‘ Mbyllet pjesa e parë.

Formacionet zyrtare:

 Trepça ’89: Beqiri, Asare, Kaqiku, Statovci, Pira, Maloku, Hoti, Jashari, Rusi, Emini, Manaj.  Kryetraner: Shpëtim Idrizi

 Ballkani: Ruxhi, Potoku, Sinani, Berisha, Krasniqi, Kuç, Bytyçi, Turku, Hoxha, Baftiu, Topalli.  Kryetrajner: Ismet Munishi