Live nga Bruksel/ Kurti në takim me Borrellin, Escobar me Vuçiqin

Në Bruksel ka nisur takimi i të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug.
Takimi po mbahet në prag të bisedimeve mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar në propozimin e përfaqësuesve të Francës dhe Gjermanisë, i cili mbështetet nga SHBA-të.
Në Bruksel, tashmë ka nisur edhe takimi i paraparë mes kryeministrit Albin Kurti me dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak.