LIVE nga Durrësi: Dyshohet se është gjetur edhe një person i zhdukur nën gërmadha
Edhe pas orës 01:00 të mesnatës, po vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën gërmadha pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë.
Thumana dhe Durrësi, janë dy nga vendet më të prekura, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 24 deri më tani.
IndekOnline vazhdon të sjellë pamje ku po ekipet e kërkim shpëtimit në mënyrë intensive po kryejnë misionin e tyre.
Momentalisht po vazhdojnë kërkimet në Durrës, ku dyshohet se është një gjetur edhe një person nën gërmadha./Indeksonline/
