75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 18 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Live nga seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Donika Gërvalla flet pas pak

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po prezantohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, po prezanton raportin. Sipas saj që nga pranvera ka pasur disa përshkallëzime dhe tensione akute në terren të cilët kërcënojnë që të shtyhet mbrapa në dialogun e mbështetur nga BE.

Në këtë seancë po merr pjesë edhe Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të prezantojë qëndrimet e Republikës së Kosovës.