75 Mall Live Search
18:08 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

LIVE nga Thumana, vazhdon kërkimi për të zhdukurit nën rrënoja

Disa tërmete radhazi goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 20, ku ka qindra të lënduar dhe shumë të tjerë të zhdukur të cilët po kërkohen nga autoritetet e emergjencave.

Durrësi dhe Thumana janë dy vendet ku tërmeti shkaktoi më së shumti dëme, ndërsa angazhimi për kërkim-shpëtim është duke vazhduar, raporton Indeksonline.

Tashmë ekipi i Indeksonline gjendet në Shqipëri dhe po përcjell nga afër çdo zhvillim, teksa duhet shtuar se Kosova ka dërguar edhe pjesëtarët e FSK-së, të Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve për t’u dalë në ndihmë gjithë shqiptarëve./Indeksonline/