LIVE nga veriu, policia patrullon bashkë me KFOR-in

Në Mitrovicën e Veriut vazhdon të mbizotërojë situatë e qetë tash e disa ditë.
Për dallim nga komunat tjera veriore, në Mitrovicë të Veriut nuk pati protesta e as eskalim të situatës që kur Erden Atiq i LVV-së u zgjodh kryetar.
Indeksonline raporton se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in italian, është duke patrulluar mbi dhe perreth lumit Ibër.

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur situatën edhe në brendi të sheshit të Mitrovicës së Veriut.
Situata është e qetë teksa qytetarët po vijojnë aktivitetet e tyre rutinore.
Kujtojmë se Qeveria u dakordua në reduktimin e numrit të Policëve në objektet e komunave veriore si dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja pas verës në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut./Indeksonline/


