10:09 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

LIVE: Nis rinumërimi i votave për Dragash e Rahovec (Foto)

Tashmë gjithçka është gati për të nisur procesi i rinumërimit të votave për disa komuna dhe pastaj procesi i numërimit të votave me kusht dhe me postë.

Fillimisht pritet të bëhet rinumërimi i 35 vendvotimeve për komunën e Dragashit, ndërsa 3 të tilla do të rinumërohen për komunën e Rahovecit, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj procedure, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për Prishtinën dhe Prizrenin./Indeksonline/