75 Mall Live Search
17:41 / E Diele, 04 Prill 2021 / k.v

LIVE/ Nis seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Ka nisur përpjekja e re për të zgjedhur presidentin e vendit, transmeton IndeksOnline.

Kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen në sallë ndërsa pas pak nis procesi i hedhjes së votave në kuti.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit./IndeksOnline/