10:23 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Demarkacioni ishte kushti i fundit nga BE-ja për liberalizimin e vizave (Video)

(I plotësuar)- Ai ka njoftuar se sot është takuar në mëngjes me kryeministrin Ramush Haradinaj të cilit ia ka prezantuar marrëveshjen e arritur me Malin e Zi.

“kjo deklaratë e rëndësishme tregon se nuk ka arsye që qytetarët mos të lëvizin përpara”, theksoi Thaci.

I pyetur për kushtet e vëna nga BE për vizat, ai tha se është jetike të ratifikohet demarkacioni në Kuvend.

“nga 95 kriteret ne kemi përmbushur 94, ka mbetur vetëm demarkacioni që do ta kryejmë në ditët e ardhshme. Probleme kanë të gjitha vendet e BE-së, por nuk do të jetë pengesë që mos të ndodh liberalizimi”, ka thënë tutje Thaçi.

“Mos të humbim kohë si kemi humbur tash e dy vite e gjysmë, kjo marrëveshje përmban sugjerimet, këshillat e dy vendeve. Ky angazhim i imi buron nga kushtetuta dhe vullneti për vendin. Do të respektoj këtë deklaratë, duhet të sillemi shumë të ndërgjegjshëm, kjo deklaratë është shumë e qartë, duke marr parasysh edhe shqetësimet e partive të vendit”, ka përfunduar Thaçi. /Indeksonline/

……………………………………..

LIVE Thaçi: Definitivisht pas demarkacionit liberalizohen vizat

(I plotësuar) – Thaçi duke lexuar pikat e marrëveshjeve të arritura me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se marrëveshja është arritur pas bisedave me homologun e tij dhe kryeministrin Markoviq që ishte në Kosovë.

Ai ka shtuar se falenderon gatishmërinë e Malit të Zi që të lehtësojë ratifikimin e marrëveshjes të arritur vite më parë, raporton Indeksonline.

“Kosova dhe Mali i Zi do të vazhdojnë të jenë parti, unë në mëngjes kam informuar kryeparlamentarin dhe kryeministrin, kryetarët e LDK-së, shtetet e QUINT-it dhe pas pak orësh do t’ua dorëzojnë edhe shqiptarë dhe joshqiptarë të tjerë. Pas ratifikimit të demarkacionit, defivitivisht do të lëvizet lirisht, kjo do të jetë dhurata më e çmuar për 10 vjetorin e pavarësisë “, ka thënë tutje Thaçi. / Indeksonline /

………………………………………..

LIVE Thaçi konfirmon marrëveshjen e re të demarkacionit me Malin e Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se Kosova në 10 vjetorin e pavarësisë po shënon përparim të rëndësishëm.

Ai ka theksuar se domosdoshmëria për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se në 48 orët e fundit, bashkë me presidentin malazez kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për këtë çështje, raporton Indeksonline

“Inkurajomë kuvendin të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ky deklaratë është bazuar nga besimi i ndërsjellë dhe nevojat për avancimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Për respektimin e integritetit dhe sovranitetit të shteteve tona “, ka thënë Thaçi.

Indeksonline ka siguruar marrëveshjen në fjalë. / Indeksonline /

 

Temat: