75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

LIVE/ Varrimi i të riut, Albert Krasniqi, i vrarë dje pasdite nga babai i tij në Prishtinë

Sot i është dhënë lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri dje nga babai tij, Skenderi,  në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ku i dyshuari babai i tij, është arrestuar si edhe i është konfiskuar arma, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

E sot në orën 15:00 Krasniqi është varrosur në varreza të “Dragodanit” ku ishin mbledhur një numër i madh i njerëzve për t’i dhënë lamtumirën.

IndeksOnline ka raportuar dje ekskluzivisht për këtë vrasje.

Viktima Albert Krasniqi ishte një person i njohur për publikun si burri i ish-missit Besa Gashi, për sherrin e tij me reperin Noizy dhe për të qenët i përfshirë si menaxher i disa artistëve, në Kosovë

Ndërsa sot, avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht./IndeksOnline/